Prapaskena me Bejl, ja çfarë i ishte premtuar Zidanit

Garet Bejl brenda pak ditësh do të largohet nga Reali. Sulmuesi nuk gëzon aspak simpatinë e Zidan dhe trajneri e ka nxjerrë nga “orbita” e ekipit. Pas çdo dite që kalon zbardhen edhe më shumë të reja rreth prapaskenave që kanë ndodhur mbi të ardhmen e uellsianit.

Roman Kalderon

Ramon Kalderon, ish-presidenti madrilen është personi radhës që nxjerr një të fshehtë të bujshme. Edhe pse Bejl ka qenë njeri kyç në disa finale të Champions, duke e ndihmuar Zidan në suksesin e trefishtë, ky i fundit nuk e honeps dot lojtarin.

Kalderon zbulon se Perez i kishte premtuar francezit se Bejl do largohej që në fillim të verës. Madje trajneri që dorëhequr verën e kaluar vetëm për shkak të shitjes së Ronaldos dhe mbajtjes së Bejl.

”Zidan u dorëhoq sepse u si donte të qëndronte Ronaldo dhe të lagohej Bejl. Klubi nuk e ndoqi këshillën e tij dhe ai u largua. Gjithashtu, para rikthimit, atij i ishte premtuar shitja e menjëhershme e Bejl”, tha Kalderon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *