VIDEO | Pendesë pas faullit makabër, francezi i kërkon falje talentit të Liverpulit

Qendërmbrojtësi i Sevijës, Joris Njanjon, u bë protagonisti i një faulli të rëndë në miqësoren e zhvilluar dje kundër Liverpulit. Në një moment tensioni, francezi humbi toruan dhe shkaktoi një faull tejet të rëndë ndaj 18-vjeçarit të Liverpulit, Jaser Larusi, i cili pas ndërhyrjes u shoqërua me barelë jashtë fushës.

Edhe pse Njanjon protestoi kartonin e kuq, siç duket ai ka reflektuar më pas. Me anë të një postimi në rrjetet sociale 22-vjeçari i ka kërkuar falje lojtarit dhe klubit të Liverpulit për gjestin anti-sportiv.

Do doja t’i kërkoja falje publike klubit të Liverpulit, familjes së lojtarit  dhe tifozëve. Ishte një veprim i shpifur që nuk duhet të shikohet asnjëherë në fushën e futbollit. Të gjitha lutjet e mija shkojnë për lojtarin dhe familjen e tij”, shkroi Njanjon.

https://twitter.com/Gnagnon_39/status/1153100792221577216

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *