Milani e pësoi, por UEFA tregon mëshirë për “gjigantin” turk

Skuadra turke e Fenerbahçes ia ka dalë të shmangë dënimin nga UEFA për shkak të shkeljeve të rregullave të “Financiar Fair Play” (FFP). Ky lajm ka befasur shumë ekspertë të fushës, pasi klubi nga Stambolli nuk ia doli të përmbahej rregullave të një marrëveshjeje që kishte hartuar një vit më parë me UEFA-n.

Gjithsesi, tani në Turqi mund të marrin frymë lirisht, pasi Fenerbahçe shmangu një dënim që s’do t’i lejonte pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane për edy sezonet e ardhshme . Megjithatë, UEFA e ka menduar një penalitet financiar për skuadrën turke.

Në pjesëmarrjen e ardhshme te Fenerbahçes në kompeticionet evropiane, UEFA do të mbajë 2 milionë euro nga paratë që do i takojnë klubit turk. Gjithashtu do të ketë dhe penalitete të tjera përsa i përket numrit të regjistrimit të lojtarëve të rinj nëse klubi nuk arrin të sigurojë një bilanc pozitiv në fund të vitit fiskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *