Mançester Junajtid kërkon Paulo Dibalën. “Gazzetta dello Sport” raporton se Junajtid kanë treguar interes konkret për yllin argjentinas. Anglezët kanë kërkuar një takim kokë më kokë me drejtuesit e Juventusit. Paulo sezonin e fundit është përballur mjaft me stolin, aq sa largimi ishte pas dere.
25-vjeçari ka një vlerë prej 90 milionë eurosh në merkato. Juventusi nga shitja e tij do të përfitonte mjaft të ardhura për të bërë përforcime të tjerë. Megjithatë, për momentin mundësia e largimit nuk diskutohet. Ardhja e Sarrit i ka zhdukur mendimet e largimit për argjentinasin.
Italiani dëshiron t’i ndërrojë rol sulmuesit duke e vendosur në qendër, pozicion që e “ka qarë” te Palermo. Mbetet për t’u parë e ardhmja e argjentinasit, pasi ardhja e Ikardit do të ngatërronte gjithçka. Junajtid janë aty, gati për t’i “shtruar” tapetin e kuq.