Borusia Dortmund është në zi. Klubi gjerman ka njoftuar ndarjen nga jeta të një prej njerëzve më të rëndësishëm. Dr. Verner Myler ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në vendlindjen e tij në moshën 73-vjeçare.
Aktualisht punonte si nënkryetar i bordit mbikqyrës të Borusias së Dortmundit. Ai qëndronte në këtë post që nga viti 2006, duke dhënë një kontribut të madh për klubin verdhezi. Myler ka mbajtur më parë edhe post në qeverinë gjermane.
Ai ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të klubit. Në një intervistë Hoakim Vacke, drejtori ekzekutiv i Borusias u shpreh: “Me ikjen e Verner Myller, kemi humbur një personalitet të shquar, që ka bërë punë të jashtëzakonshme për klubin tonë. Unë personalisht kam humbur një nga njerëzit më të besuar dhe më të aftë”.