Më në fund sulmuesi shqiptar, Sindrit Guri, ka gjetur rrjetën me ekipin e Ostendes në këtë fazë parasezonale. Pas katër ndeshjeve miqësore “thatë”, Guri ka arritur të shënojë për ekipin belg, në takimin miqësor të sapombyllur kundër Zulte Varengem.
Sulmuesi kuqezi i dha barazimin skuadrës e tij në minutën e 56-të të takimit, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës 1-1. Sezoni i shkuar, ishte me shumë ulje-ngritje për bomberin shkodran, që synon të bëjë një edicion më pozitiv në 2019/20.
Miqësore, 16 korrik 2019 (19:00)
Zulte – Ostende 1-1
Bjordal 45’ / Guri 56’