E kryer | Lukaku lojtar i Interit, Junajtid përfiton shifra të çmendura

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Romelu Lukaku është lojtar i Interit. Siç pati premtuar vetë sulmuesi belg, kjo do të jetë java vendimtare për bashkimin e tij me Inter. 25-vjeçari ka kohë që ka arritur marrëveshjen me klubin italian dhe pret vetëm bindjen e Junajtid.
Si duket edhe klubi anglez e ka përfunduar rezistencën e tij pas propozimit të fundit nga Marota. Lukaku do të zbarkojë në Milano në këmbim të plot 80 milionë eurovë, për t’u shndërruar në blerjen më të shtrnjtë të historisë së Interit.

Oferta fillestare e zikaltërve ishte 65 milionë plus bonuset. Junajtid nuk hynte në bisedime për një ofertë më të ulët 80 milionë. Këmbëngulja e Kontes ka bërë që drejtusit ta ngrejnë dorën. Në ditët e ardhshme ai pritet të zbarkojë në Milano për të vendosur të zezën mbi të bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *