Balliut i duhet të vendosë, vjen oferta nga klubi francez

Ivan Balliu është prej më shumë se një muaji lojtar i lirë. Katalanasi me origjinë shqiptare mbylli bashkëpunimin me Metz në fund të këtij sezoni dhe tani është në pritje të ofertave dhe një e tillë ka ardhur së fundmi nga Lens.

Sipas “La Voix du Nord”, ky interes i papritur i ekipit nga veriu i Francës vjen për shkak ta një problematike të nisur së fundmi midis klubit dhe një prej  mbrojtësve të djathtë, i cili ka ndërprerë çdo kontakt me ekipin. Balliu është një lojtar që e njeh mirë kampionatin francez, ku aktivizohet prej katër sezonesh.

Lens synon rikthimin në Ligue 1 dhe te Balliu kanë njeriun e duhur, pasi futbollisti i kombëtares shqiptare ishte një ndër lojtarët me më shumë minuta gjatë sezonit të kaluar, ku Metzi mbylli kampionatin në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *