VIDEO | Një talent shqiptar “ndëshkon” Interin, nis epoka Konte

Interi ka mbyllur ndeshjen e parë të epokës Konte. Zikaltrit zhvilluan një miqësore në Zvicër ndaj Luganos, ku në fund të 90 minutave iu gëzuan fitores 2 – 1 me gola të mesfushorëve Sensi dhe Brozoviç.

Në përballje nuk mungoi një gol shqiptar, pasi goli i vetëm i Luganos u shënua nga ish-sulmuesi i Dritës së Gjilanit, Leotrim Kryeziu. Futbollisti 20-vjeçar është prej një viti pjesë e skuadrës zvicerane, ku është aktivizuar më së shumti me skuadrën e rezervë të Luganos.

Kryeziu ka luajtur për disa vite me grupmoshat e  shkollës së mjeshtërisë Loro Boriçi, ndërsa më pas u rikthye në Kosovë, ku spikati më së shumti në grumbullimet me përfaqësueset e grupmoshave të “dardanëve”.

Inter 2 – 1 Lugano
Sensi 25’, Brozoviç 45’/ Kryeziu 87’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *