Marko Grujiç është një prej talenteve më të mëdha të akademisë së Liverpul. Talenti serb është i huazuar te Herta Berlin. Në Bundesliga 23-vjeçari po bën paraqitje shumë të mira dhe mezi pret të luajë më Liverpulin.
Sezonin e shkuar serbi regjistron 20 ndeshje si titullar, duke shënuar 5 gola dhë 1 asist. Shifra mjaft të mira këto, duke parë se Grujiç është mesfushor difensiv. Një lojtar i kompletuar që nuk ndalon së vrapuari dhe ka një goditje “vrastare”.
Duke parë moshën e Xhejms Milner, i riu shumë shpejt mund të kthehet nën urdhërat e Klop. Në një intervistë Grujiç shprehet se ka biseduar me Klop dhe trajneri ja ka bërë gjërat të qarta. Gjermani i është shprehur se nëse luan rregullisht me Hertën, sezonin e ardhshëm do të kthehet në “Anfield”.
“Isha në Liverpul për disa teste mjekësore. U ulëm dhe biseduam me Klop për mua. Kontrata më Liverpul është deri në vitin 2023. Të dy ramë dakord në ato që u thanë. Arrita të bëj mirë në Berlin, por lëndimet më ngadalësuan mjaft. Trajneri tha se është mirë për mua të qëndroj në Bundesligë edhe një sezon tjetër. Kur shoh ndeshje të mëdha të Liverpulit, gjithmonë e kuptoj që i përkas një klubi të madh dhe dua të luaj atje. Nëse bëj 34 ndeshje të mira me Hertën, shanci për të ardhur në ‘Anfield’ është i madh”, u shpreh Grujiç.