Antuan Grizman ka thënë fjalët e para si lojtar i Barcelonës, ku premtoi se do të bëjë gjithçka për atë fanellë. Në fjalën e tij, sulmuesi francez tha:
“Babai im më ka mësuar kur isha fëmijë që treni nuk vjen vetëm një herë. Tani është koha që ta pranoj këtë sfidë dhe të filloj një aventurë të re në një destinacion të ri. Më në fund, rrugët tona u kryqëzuan. Do ta mbroj fanellën e Barcelonës me të gjitha kushtet, do të jap maksimumin. Ky është synimi im”.
Barcelona derdhi në arkat e Atletiko Madridit plot 120 milionë euro, duke paguar klauzolën e francezit. Klauzola e re e tij te klubi katalanas është 800 milionë euro dhe kontrata është 5-vjeçare. Një përforcim shumë i rëndësishëm për blaugranasit.