Skënderbeu e humbi gjyqin në KAS dhe ekipi korçar është dënuar me 1 milionë euro gjobë, plus 10 vite jashtë kompeticioneve europiane, me akuzën për fiksim rezultati. Organi më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka reaguar pas lënies në fuqi të këtij dënimi dhe vendimit final të KAS-it. Në një shkrim në uebsajtin zyrtar, UEFA shkroi:
“UEFA e mirëpret vendimin e KAS-it për çështjen “Skënderbeu”. Pranojmë vendimin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv për dënimin e KS Skënderbeut. Ky është një konfirmim i mëtejshëm i besueshmërisë së sistemit të zbulimit të mashtrimeve, në identifikimin e modeleve të basteve dhe fiksimit të rezultatit në ndeshjet europiane dhe vendase.
Me këtë vendim, KAS-i tregon dhe njëherë tjetër iniciativën dhe përpjekjen për të vendosur rregull dhe për të pastruar futbollin. UEFA BFDS, në bashkëpunim me Sportradar, kanë marrë informacionet e duhura në lidhje me këtë çështje dhe kanë vepruar me konfirmim absolut në lidhje me akuzën.
BFDS u krijuar në vitin 2009 për shkak të kërcënimit në rrije të manipulimit të ndeshjeve. Roli i saj është të nxjerrë në pah lëvizjet e parregulta të koefiçentëve, si para ndeshjes, ashtu dhe gjatë saj (LIVE). Ky ishte një hap tjetër në rrugën që kemi nisur për të eliminuar çdo kërcënim që vjen nga manipulimi i ndeshjeve”.