Liverpuli është kthyer në ekipin favorit për të marrë shërbimet e talentit të Fulhem Harvi Eliot. Sulmuesi anglez vendosi një rekord historik këtë sezon që lamë pas duke u bërë futbollisti më i ri në që aktivizohet në Premier League në moshën 16 vjeç dhe 30 ditë.
Për shkak të moshës Eliot nuk ka firmosur ende një kontratë me profesioniste, çka e bën atë një lojtarë të lirë në treg. “BBC” raporton se adoleshenti ka dhënë aprovimin për transferimin në veri në Anglisë, ku do t’i bashkohet skuadrës së Jyrgen Klop.
Gjithsesi Fulhem s’do dalë pa gjë nga ky transferim. Për raste të rralla si të Eliot federata angleze ngre komisione të posaçme vlerësimi që detyrojnë klubet të paguajnë shuma të mëdha kompensimi për marrjen e talenteve me kosto 0. Ekspertë të fushës besojnë se Liverpuli do të paguajë rreth 5 milionë paundë për 16-vjeçarin.