Partizani i tha të provohej, firmos dhe kompleton Tiranën

Tirana ka lëvizur në merkato dhe tashmë grupi nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema duket se po plotësohet. Mbrojtja ishte reparti për të cilin më së shumti shqetësoheshin në kampin bardheblu. Drejtuesit vendosën të mos zgjasin bashkëpunimin me Atingën dhe Turtullin, të cilët do të zëvendësohen nga Tefik Osmani dhe Kostandin Karriqi.

I pari është pjesë e Teutës dhe pas aventurës në Europë do i bashkohet Tiranës. Mes palëve ka një marrëveshje. Me Karriqin, i cili vjet mund të bëhej pjesë e Partizanit, është firmosur kontrata. Mbrojtësit verën e shkuar iu kërkua nga “demat”  të testohej dhe ai nuk pranoi, ndërkohë që tani vishet bardheblu.

22-vjeçari ka qenë në xhiron e Shqipërisë U-21 këto vitet e fundit, por edhe me Shqipërinë U-19 në vitin 2014. I rritur në Greqi (ish-Asteras Magulis dhe Trikalla), Karriqi shpërtheu te Anagenisi Kardhica, duke luajtur 27 ndeshje të plota, me një asist dhe një nivel mjaft të mirë loje.

Sezonin e fundit luajti me Volos, që u ngjit neë Superligë. 14 ndeshje (12 titullar) dhe një gol për Karriqin, i cili do të provojë Superioren sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi luan në qendër dhe në të djathtë dhe pritet që të japë kontributin e tij për bardheblutë.

Kështu, te Tirana numri i mbrojtësve shkon në pesë. Imami, Muça dhe Cake janë aktualisht të kryeqytetasve, ndërsa në dyshim është e ardhmja e Jurgen Goxhës. Mbrojtja duket e plotë, ndërkohë që edhe sulmi me Majkëll Ngo e Ismael Dungën është top.

LËVIZJET ZYRTARE TE TIRANA
Afrime:
Elton Kale (Flamurtari), Agustin Torasa (Flamurtari), Idriz Batha (Flamurtari);
Largime:
Toni Mauexhe (Alarabi FC), Namdi Oduamadi, Junus Sentamu, Vincent Atinga, Bedri Greca (Gjilani), Marvin Turtulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *