“Është edhe beteja juaj”, Laçi lëshon kushtrimin për tifozët!

0

Laçi pret të enjten Hapoel Ber Sheva. Kurbinasit do të kenë një mision të vështirë për të mposhtur izraelitët, të cilët janë favoritë absolutë. Gjithsesi bardhezinjtë kanë besim dhe gjejnë frymëzim tek ajo që bënë vjet me qipriotët e Anorthosis Famagusta.

Kurbinasit ndërkohë i bëjnë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në stadium të enjten, si dhe bëjnë me dije çmimin e biletave. Në tribunë, për të parë ndeshjen, një biletë kushton 1000 lekë të reja. Një çmim më i lartë se në kampionat, kurse në tribunat e tjera biletat kushtojnë 300 lekë.

POSTIMI I LAÇIT – “Vera e shkuar ishte magjike. Askush nuk e priste kualifikimin tonë, kur shorti na vuri përballë Anorthosis Famagusta. Gjithsesi futbolli ndaj është i bukur dhe ndodh që edhe për ne të ketë ditë të lumtura, pavarësisht kundër kujt luajmë. Këtë herë sërish shorti na ka vënë përballë një ekip të fortë. Hapoel Beer Sheva është rivali ynë. Ata janë edhe rivali juaj, pasi të enjten, prej orës 17:30, vihen përballë ekipit tuaj të zemrës. Çdokush do donte të jepte kontributin e tij, por vetëm 11 mund të luftojnë në fushë. Beteja juaj është në tribuna dhe ju ftojmë të na mbështetni, me dëshirën e madhe për të fituar së BASHKU”, shkruan klubi kurbinase në faqen zyrtare në Instagram.

INFORMACION PËR BILETAT
Tribuna kryesore – 1000 lekë
Tribunat e tjera – 300 lekë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.