Pas Teo Hernandes, Milani ka prezantuar një tjetër blerje. Rade Kruniç është lojtari më i ri që zbarkon në Milano. Boshnjaku ishte një objektiv primar i kësaj merkatoje. Për të Milani është interesuar që në fillimin e merkatos dhe më në fund ish-futbollisti i Empolit është veshur kuqezi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Milanit në “Twitter”. Noftimi është mjaft interesant. Nëpërmjet një video me pyejtje përgjigje arrijmë të zbulojmë se 25-vjeçari është mesfushori më i ri i kuqezinjve, por edhe hobet e tij.
Kruniç është një prej atyre që ka spikatur më shumë te Empoli. Shquhet për një vizion të madh loje. Sezonin e kaluar luajti 33 ndeshje në Serie A. Regjistron pesë gola dhe shtatë asiste. Rënia e Empolit nga elita e futbollit italian e bëri më të lehtë këtë lëvizje.
We know you know, but still, we want you to know! ? Welcome “DERA”
Sappiamo che già sapete, ma vogliamo comunque farvelo sapere ??? Benvenuto “DERA”#ForzaMilan ??? pic.twitter.com/NsMHpefbNA
— AC Milan (@acmilan) July 8, 2019