VIDEO | Brazili kthehet në fron, Kupa e Amerikës njolloset nga arbitrat

Brazili është shpallur fitues i trofeut të “Copa America” për të nëntën herë në histori. “Seleçao” mundi në finale Perunë me rezultatin 3 – 1. Suksesin e bën më të bukur fakti që Brazili e fiton turneun si vend organizator.

Everton zhbllokoi i pari rezultatin në minutën 15-të, por Peruja barazon me anë të një 11-metërshi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Zhezuz rikthen në avantazh Brazilin.

Në pjesën e dytë protagonist i ndeshjes u kthye arbitri kilian Roberto Vargas Tobar, i cili në mënyrë të pashpjegueshme nxori me të kuqe sulmuesin Gabriel Zhezuz në minutën e 70-të. Disavantazhi numerik nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, madje Brazili thelloi diferencën në minutat e fundit me anë të Riçarlison.

Finalja e “Copa America”
Brazil 3 – 1 Peru
Shënues: Everton 15′ , Zhezuz 45+1′, Riçarlison 90′ (pen) / Guerrero 44′

 

90′ – Riçarlison shënon golin e tretë për Brazilin.

70′ Kartoni i kuq i Gabriel Zhezuz

45+1′ Gabriel Zhezuz rikthen Brazilin në avantazh!

44′ – Guerrero barazon për Perunë.

15′ –  Everton zhbllokon rezultatin. Harkimi i Gabriel Zhezuz shfytëzohet nga sulmuesi anësor, i cili e ka të lehtë të shënojë i vetëm përballë portës së peruanëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *