Juventusi mendon për mbrojtjen e të ardhmes, teksa ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Kristian Romero. Sky Sport në Itali raporton se nesër mbrojtësi qendror do të zbarkojë në Torino dhe do të kryejë vizitat mjekësore në J Medical.
Ditën e sotme ai nuk ka qenë në stërvitje te Xhenoa, çka tregon se gjithçka është drejt konkretizimit. Romero, edhe pse do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Juventusin, ai nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Torino, që do të paguajë për 21-vjeçarin 15 deri në 20 milionë euro, pritet ta huazojë atë. Ata kërkojnë që lojtari të luajë dhe të rritet dhe më pas të jetë gati për t’u aktivizuar me Torinon.
Destinacioni me shumë mundësi do të jetë Atalanta, që do të shtojë një element cilësor në mbrojtje dhe një rival më shumë për Berat Gjimshitin e kthyer në një titullar bazë te klubi nga Bergamo. Edhe lënia te Xhenoa edhe për sezonin e ardhshëm është një mundësi.