Stefano Sensi u prezantua sot si lojtari më i ri Interit. Transferimi te zikaltërit është një ëndërr e bërë realitet për 23-vjeçarin, i cili hapat e parë të karrierës i ka hedhur në futbollin gjysmë-profesionist të Serie C.
Me anë të një postimi në “Instagram”, mesfushori italian ka ndarë emocionet që i ka sjellë ky moment kyç i karrierës së tij.
“Është një ëndërr që bëhet realitet. Kam bërë kilometra e sakrifica. Kam qeshur kam qarë. Kam fituar, por edhe kam humbur. Ka pasur nga ata që thanë se s’do ia dilja kurrë. Megjithatë, ka pasur dhe nga ata që kanë besuar gjithmonë tek unë. Familja ime, Xhulia ime, agjenti im, shokët e mi. Edhe sot ja ku jam. Jam tek Interi. Nuk mund të kishte gjë më të bukur për mua. E kam të pamundur të tregoj e përshkruaj se ç’po ndjej këto ditë. Nuk kam përse, nuk jam i mirë me fjalët, preferoj fushën. Ëndrra sapo ka filluar dhe shpresoj që së shpejti të kthehet realitet ose në histori. Sepse dua t’u bind se mund të fitoj. Mesi po pres të hyj në Pinetina (kompleksin stërvitor), të djersit bluzën zikaltër e të shkel në barin e San Siros. Jam i gëzuar. I gëzuar që nga sot jam njëri prej jush”.
https://www.instagram.com/p/BzbHxqNCqA4/?utm_source=ig_embed