Lëv zbulon pasuesin, dy kandidatë për stolin e Gjermanisë

Në historinë e kombëtares gjermane do të mbajmë mend një epokë, atë të Hoakim Lëv. Megjithatë, vetë fjala epokë nënkupton një fillim dhe një fund. Kështu, edhe koha e Lëv në krye të Gjermanisë po merr fund. Këtë fakt e pranon edhe vetë trajneri në një intervistë për mediet e vendit të tij. Në vitin 2022 kontrata e tij do të skadojë dhe pas kësaj, stoli i përfaqësueses do të jetë vakant.
Trajneri mundohet të zbardhë se çfarë do të ndodhë pas largimit. Ai shprehet se tekniku i Gjermanisë U21 dhe zëvendëstrajneri i kombëtares së madhe janë dy kanditatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares pas ikjes së Lëv. Kujtojmë se e njëjta situatë ishte edhe pas largimit të Jurgen Klinsman, kur drejtimin e mori Lëv, i cili ishte zëvendëstrajneri i kombëtares.

“Ne kemi dy trajnerë në federatën tonë. Ata kanë padyshim aftësitë e duhura për të qenë trajnerë të kombëtares. Janë Markus Sorg (zëvendëstrajner i kombëtares) dhe Stefan Kuntz (trajneri i Gjermanisë U21). E kanë treguar për një kohë të gjatë dhe e ndiejnë punën që po bëjnë. Kjo është shumë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Të dy e bëjnë punën e tyre shumë mirë. Gjithsesi, nuk e marr unë vendimin në fund. E vetmja gjë që mund të them është se ata e zotërojnë aftësinë për të qenë trajnerë të Gjermanisë”, deklaroi Lëv.
Stefan Kuntz

BERLIN, GERMANY – OCTOBER 10: Assistenz coach Marcus Sorg of Germany talks to the media during a press conference of the German national team at Mercedes-Benz am Salzufer on October 10, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Boris Streubel/Bongarts/Getty Images)

Markus Sorg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *