Erzeni pazar te Dinamo, akord me Marlind dhe Rei Nuriu

Mbrojtësi Marlind Nuriu dhe mesfushori Rei Nuriu janë dy largimet e mundshme nga Dinamo e sezonit të kaluar. Destinacioni i tyre është Erzeni, klub me të cilin të dy futbollistët  kanë rënë parimisht dakord. Lajmin e konfirmon për SportEkspres.com vetë administratori i klubit shijakas, Altin Keçi. Mbetet të hidhen vetëm firmat në kontrata.

“Sot paradite kam mbyllur bisedimet me dy lojtarë cilësorë të Dinamos, mbrojtësin Marlind Nuriu dhe mesfushorin Rei Nuriu. Të dy lojtarët parimisht janë dakord që të luajnë me fanellën e Erzenit. Këtë lëvizje e miratuan edhe familjarët e tyre. Janë dy futbollistë, të cilët i shërbejnë planeve të skuadrës sonë. Superiorja mbetet synimi kryesor”, u shpreh administratori Keçi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *