Mos u çuditni, Bajerni “vlen” më pak se Paderborni!

Paderborn zhvilloi një sezon fantastik dhe arriti të rikthehet në Bundesligë pas pesë vitesh. Një emocion i madh për tifozët, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë përballjet me më të mirët dhe të udhëtojnë për të ndjekur ekipin e zemrës në stadiume të mëdha.

Megjithatë, vendimi i klubit në lidhje me abonetë vjetore i ka befasuar jo pak “besnikët” e Paderbornit. Klubi i ngjitur në elitë regjistron abonetë më të shtrenjta në të gjithë Bundesligën!

Sipas “Sky.de”, plot 225 euro duhet të paguajë një ultras i Paderbornit për të ndjekur ekipin e zemrës në ndeshjet shtëpiake. Në vend të dytë renditet Dortmundi me 219 euro, ndërsa kampionët e Bajernit kanë vendosur një çmim prej 145 eurosh, pra 80 euro më lirë se rekordmenët e Paderbornit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *