Forcë dhe shpejtësi, Nuabueze premton gola për Laçin

Kiruan Nuabueze është afrimi i Laçit për sulmin. Lojtari me pasaportë amerikane, i cili spikati te Drita me shtatë gola të shënuar në gjysmë sezoni, zgjodhi Superioren për të vijuar karrierën dhe shenjat e para në stërvitje janë pozitive.

Sulmuesi ka folur për kalimin te Laçi: “Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita dhe tani dua t’i shërbej Laçit. Jam pritur shumë mirë, gjërat këtu janë korrekte. Raporti është shumë i mirë me të gjithë, tani e kam mendjen te ndeshja e Europa League. Shpresoj të fitojmë për tifozët dhe për të gjithë të tjerët në klub”.

Prej Nuabueze priten golat, që sezonin e shkuar u realizuan nga Ndriçim Shtubina. “Duke qenë se kemi nisur fazën me ritëm të lartë, shpresoj t’i jap kësaj skuadre cilësitë e mia,  forcën, shpejtësinë dhe shumë gola”, është shprehur mes të tjerash sulmuesi për RTSH Sport.

 

View this post on Instagram

 

#kyriannwabueze

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *