Drejtuesit e Juventusit po punojnë fort për t’i dhuruar Mauricio Sarrit një skuadër sa më të fortë. Objektivi është gjithmonë i njëjti, fitimi i çdo trofeu të mundshëm, sidomos ai i Champions Ligës.
Kontingjenti i lojtarëve është shumë i pasur dhe i madh në numër, kështu që është i paevitueshëm largimi i disa prej tyre. Emri i fundit që po qarkullon është i ai Blez Matuidi.
“Xholi” i mesfushës pëlqehet shumë nga Leonardo Zhardim, i cili e kërkon te Monako e tij. Kontrata e 32-vjeçarit me Juventusin përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai mund të jetë i “sakrifikuari” i kampionëve të Italisë në merkato.