Qëndrimi i Stefan El Sharauit te Roma po shkon drejt fundit pas tri sezonesh e gjysmë te verdhekuqtë. Sulmuesi italiano-egjiptian është joshur nga një ofertë e çmendur nga klubi kinez, Shanghai Shenhua.
Në rast të transferimit në lindjen e largët, 26-vjeçarin e pret një kontratë prej secilës do të përfitojë 8 milionë euro (neto) në sezon, shumë kjo që është më shumë se trefishi i pagës së tanishme të futbollistit.
Kalimi në kampionatin kinez nuk mund të kryhet pa lejen e Romës. El Sharaui ka dhe një vit kontratë me klubin roman. Sezoni që lamë pas nuk ishte ndër më të mirët për skuarën e Romës, por e kundërta ndodhi për 26-vjeçarin, i cili kreu sezonin më të mirë personal me 11 gola dhe tre asiste në 2010 minuta në Serie A.