Ilir Avdyli është një nga afrimet e Kukësit në merkato. Portieri, i cili spikati me Kamzën dhe më parë ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore, tanimë do të luajë me klubin verilindor. Avdyli tregon në një bisedë për RTSH Sport se e bëri këtë lëvizje për të qenë në një skuadër që ka objektiva të mëdha.
Gjithashtu ai vlerëson edhe faktin që verilindorët e kanë kërkuar më parë, ndërkohë që flet edhe në lidhje me konkurrencën me portierin tjetër, Stivi Frashëri. Të duan të jenë numri “një” dhe në fund do të jetë stafi teknik ai që do të vendosë.
“Vendosa të bëj një hap më lart, të vij në një ekip më konkurrues dhe të shoh veten. Ata u interesuann që herët, edhe në verë. Tani erdhi firma në kontratë. Pata oferta të tjera, por doja ta provoja veten te Kukësi. Konkurrenca i bën mirë secilit, do jetë mirë për të dy dhe për ekipin”, ka deklaruar portieri Avdyli.