Kampionati kinez i futbollit ka arritur të “rrëmbejë” deri më tani disa yje të futbollit europian, duke i bindur me rroga milionerë dhe me luks të tepruar. Karrasko, Oskar, Hulk e shumë të tjerë, kanë zgjedhur Kinën për të vazhduar karrierën e tyre, por dhe për paratë.
Siç raportohet nga mediat angleze, një skuadër e kampionatit kinez të futbollit ka tentuar të transferojë yllin e Çelsit, Uillian. Për sulmuesin brazilian, ishte shtruar në tavolinë një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon, si dhe disa bonuse, si:
Dy shoferë personalë, apartament luksos dhe të gjitha udhëtimet me avion të paguara. Në rast se Uillian do e pranonte këtë ofertë, do të përfitonte rreth 650 mijë euro në javë, gati trefish i asaj që përfiton te Blutë e Londrës. Megjithatë, 30-vjeçari ka vendosur të mos largohet nga Londra dhe të vazhdojë karrierën e tij në Europë, ta paktën dhe për sezonin e ardhshëm.