Mauricio Sarri do të niset këto ditë drejt Greqisë bashke më Fabio Paratiçin, drejtorin sportiv. Kristiano Ronaldo po pushon në ishujt grekë dhe palët do të takohen midis tyre për t’u njohur nga afër dhe për të diskutuar mbi merkaton dhe lëvizjet që priten të bëhen.
“Kristiano Ronaldo mban pothuajse të gjitha rekordet botërore, unë dua t’i shtoj ndonjë tjetër. Kam patur një futbollist, i cili shënoi më shumë se të gjithë në një sezon në Serie A. Dua të kem një tjetër të tillë”, u shpreh Sarri gjatë prezantimit të tij, duke bërë të qartë që portugezin do e vendosë në majë të sulmit.
Dagllas Kosta pritet të ketë edhe një shans, ndërsa e ardhmja e Kuadrados me Juven është në dyshim. Dibala mund të përshtatet në krah ose mund të kthehet në një “nëntësh fallco” si rasti Mertens.
Objektivi i madh quhet Federiko Kieza, por mos të harrojmë Mauro Ikardin. Nëse argjentinasi vishet bardhezi, atëherë skema e Sarrit mund të jetë ajo 4-3-3 me Ronaldon në krah dhe isjh-kapitenin e Interit në majën e sulmit.