Begeja: Gati edhe dy afrime. Zgjedhjet? Këtu jetohet me futbollin!

Skuadra e Erzenit të Shijakut ka qenë aktive në tregun e merkatos së kësaj vere. Nëpërmjet administratorit Altin Keçi janë bërë publike afrimet e kësaj vere, teksa Dikson e Biba nga Besa dhe Zuna nga Iliria janë të parët që kanë firmosur.

Trajneri Gentian Begeja, në një bisedë për SportEkspres.com deklaron se do bëhen të tjera përforcime brenda e jashtë Shqipërisë, dhe se në Shijak nuk ndikojnë zgjedhjet e datës 30 qershor.  “Cili do që të zgjidhet më 30 qershor në drejtimin e Bashkisë, ndikimi te skuadra do jetë pozitiv, sepse në Shijak janë shumë dashamirës me futbollin”, delaron fillimisht tekniku durrsak.

Më tej Begeja flet për përgatijet: “Në datën 15 korrik kemi menduar që të nisim fazën përgatitore. Dy javë do përgatitemi në Shijak dhe më pas për tre javë do të shkojmë në Pogradec, për të mbyllur më pas gjithçka po në Shijak”.

Në lidhje me merkaton, tekniku durrsak deklaron: “Ne do ta mbajmë pjesën më të madhe të skuadrës së sezonit të kaluar, por merkaton e quajmë të domosdoshme. Këtë sezon mendojmë që skuadra ta pretendojë fort ngjitjen në Kategorinë Superiore. Kemi afruar Dikson e Bibën nga Besa, si dhe Zunën nga Iliria. Presim më 10 korrik tre nigerianë, ndërsa këto ditë i mbyllim bisedat me dy futbollistë shqiptarë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *