Arsenali duket se do të finalizojë blerjen e parë të kësaj merkatoje, me “Topçinjtë” që do të shpenzojnë plot 30 milionë euro për Uilliam Saliba.
Ndoshta shumica prej jush nuk e kanë dëgjuar kurrë këtë emër. Saliba është mbrojtës i ekipit të Sant-Etien dhe deri në dhjetorin e shkuar luante në kategorinë e katërt franceze. Pjesa e dytë e sezonit që lamë pas ishte edhe koha kur Saliba shpërtheu.
18-vjeçari ka luajtur 16 sfida me Sant-Etienin, duke u kthyer në një lider në mbrojtje dhe tashmë sipas gjasave do të firmosë me gjigantët anglezë për 30 milionë euro. Saliba ka debutuar sezonin e shkuar me ekipin e dytë të Sant-Etien në kategorinë e pestë, kohë kur ishte vetëm 17 vjeç.
Gjithsesi, vetëm një vit nga debutimi i tij në kategorinë e pestë franceze, Saliba do të firmosë me Arsenalin. Me punë dhe besim, duket se gjithçka është e mundur…