Hames Rodrigez është objektivi i madh i Napolit. Kolumbiani ka folur pas fitores kundër Katarit në Kupën e Amerikës, duke sqaruar situatën që po kalon.
“Për momentin synoj të zhvilloj një kompeticion pozitiv me kombëtaren. Nuk e di akoma të ardhmen time. E vërtetë, mendoj për të, por do të mendoj më shumë në ditët e ardhshme”, thekson fantazisti latin.
Napoli po negocion me Real Madrid, i cili kërkon pesë milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe 30 të tjera për blerjen e plotë. De Laurentis po tenton t’i ulë disi këto shifra, edhe pse akordi mes palëve është shumë afër.