Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha janë zyrtarizuar te Tirana, ndërkohë që edhe marrëveshja me Majkëll Ngo për të rinovuar është gjetur. Kanë mbetur detaje të vogla, por gjithçka është në rrugë të mbarë.
Presidenti Refik Halili e ka ndarë mendjen të ndërtojë një ekip pretendent për titulli kampion. Një trofe në kampin bardheblu pritet me padurim dhe do ishte edhe një mundësi për t’u pajtuar me tifozët. Ata nuk kanë tradhtuar, pasi në numër shpesh kanë qenë të shumtë. Gjithsesi, raporti mbetet i ngrirë.
DHURATA E KATËRT – Andi Lila do të jetë afrimi i radhës te Tirana. Lojtari polivalent e ka në zemër këtë klub dhe e ka thënë shpesh se do të donte shpesh ta mbyllte karrierën si bardheblu. Pas Janina ka rënë nga Superliga greke dhe kavajasi është gati për rikthimin e madh.
Tirana i ka bërë ftesë Lilës dhe ish-mesfushori i kombëtares po e mendon seriozisht kthimin në Superiore. Jo vetëm kaq, por brenda kësaj jave mund të vijë edhe firma mbi kontratë. Padyshim për trajnerin Ardian Mema kjo do ishte një dhuratë shumë e vlefshme dhe Tirana nuk do ishte pretendente vetëm në letër.