Prej disa sezonesh tashmë, skuadra e Napolit ka rivalizuar me Juventusin për titullin kampion në Serie A, por nuk ia ka dalë që të parakalojë “Zonjën e Vjetër”, duke u kënaqur me vendin e dytë. Sezonin e rij, napolitanët duan që të jetë ndryshe, prandaj kanë nisur përforcimet.
Flitej për një kalim të Hames Rodrigez në Sao Paolo dhe këto zëra janë konfirmuar nga drejtues të Napolit, të cilët kanë zbuluar dhe planin B në ras se nuk arrihet te firma e fantazistit kolumbian.
Nëse Napoli nuk arrin te firma e mesfushorit të Real Madrid, do të synojë Hirving Lozanon, yllin e PSV-së që shkëlqeu në Botëror me Meksikën.