Karabaku s’e merr lehtë, Gurbanov i druhet “demave”

Gurban Gurbanov, trajneri i Karabak, pasi ka mësuar kundërshtarin në turin e parë të Champions, ka folur për faqen zyrtare të klubit dhe e ka vlerësuar maksimalisht Partizanin. Trajneri azer thekson se po kalojnë probleme dhe duhet shumë kujdes.

Si zakonisht, në këtë kompeticion do të përballemi me një kundërshtar tepër serioz. Skuadrat shqiptare janë shumë të disiplinuara. Ne po kalojmë kohë të vështira”, u shpreh fillimisht Gurbanov, i cili do të rikthehet sërish në Shqipëri.

Një vit më parë eliminoi Kukësin. Më tej trajneri i Karabak deklaron: “Sa di ata kanë marrë një trajner të ri dhe do përballemi me një kundërshtar tepër më të fortë se ai që ishte sezonin e kaluar. Ata mund të kenë akoma prurje të reja në ekip. Duhet të jemi tmerrësisht të kujdesshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online