Menaxheri i njohur i lojtarëve të Superiores, Andi Matraxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin e “Pressing” në “Abc News”, ku foli mbi tema të ndryshme që prekin futbollit shqiptar dhe tregun e transferimeve në veçanti.
TRAJNERI I RI I PARTIZANIT– “Nuk e di a do arrijë trajneri i ri të krijojë atë lidhje shpirtërore me grupin. Ajo ka qenë hallka më e fortë e Partizanit, krahas lojtarëve cilësorë që kishte kjo skuadër. Ka ndryshime midis Iulianos dhe Lerdës. Trajner i ri i Partizanit ka një ‘CV’ shumë të mirë se Iuliano”.
PUNA SI AGJENT ME KLUBET SHQIPTARE – “S’dua të përmend emra klubesh, por ka raste ku punoj me klube që s’dinë çfarë janë platformat “WyScout” ose “InstatScout”. Klubet s’kanë mundësi për të dërguar një skaut për të parë një lojtar në kampionatet fqinje”.
PARTIZANI NË CHAMPIONS – “Ka kundërshtarë të fortë, por të mos harrojmë Skënderbeu eliminoi Dinamon e Zagrebit. Kam dëgjuar shpesh të thonë se kanë Skënderbeun si model, atëherë s’duhet të frikësohen nga emrat e kundërshtarëve”.
MERKATO E KLUBEVE – “Merkato sapo ka nisur. Tani ka ndërhyrje për Kupat e Europës. Është akoma herët për të folur. Gjatë rrugës klubet do shikojnë si luan skuadra, ku çalon. Përforcimet e shumta të një klubi mund të nxisin klubet e tjera për të rritur numrin e afrimeve”.
MIGRIMI DREJT KOSOVËS – “Kampionati i Kosovës ka një reputacion të mirë në aspektin e financave. Në Shqipëri kemi nivel më të lartë futbolli, por në korrektësi ata janë më lartë. 80% e klubeve nuk kanë pasur probleme në pagesa, natyrisht edhe atje ka probleme”.