Spektakli i radhës nga Berluskoni: Xhampaolo do bëjë lojën që dua unë

Silvio Berluskoni është ish-president te Milani, por sillet sikur të ishte ende “majë kalit”, sepse sa herë bie rasti, flet për kuqezinjtë, për ecurinë, trajnerët dhe lojën që duhet të bëjë skuadra që deri para disa vitesh dominonte Europëm.

Tashmë Xhampaolo do të marrë drejtimin e Milanit dhe Berluskoni e aprovon zgjedhjen e klubit, duke folur për prezantimin e librit të Arrigo Sakit, “Kupa e Të pavdekëshmve”.

“Mallëngjehem kur kujtoj ato momente, më mungon shumë Milani. Xhampaolo është një trajner i zoti, që do lojën e bukur, ka mentalitet sulmues dhe është gjëja e parë që një skuadër duhet të bëjë për të fituar. Ndoshta zgjedhja për t’i besuar stolin vjen nga këshillat që i kam dhënë presidentit aktual Skaroni: i kam dhënë shumë këshilla”, shprehet Berluskoni, i cili vijon të mendojë se është i zoti edhe si trajner.

“Kam në plan t’i kërkoj presidentit të Milanit që të kem mundësi të takohem me Xhampaolon. Besoj se mund t’i jap disa këshilla të mira. Do më mjaftonte të shihja skuadrën me mentalitet ofensiv, sepse këtë vit kam parë shumë pak goditje drejt portës dhe më vjen keq.

“Gatuzo? E dua shumë si njeri dhe si futbollist, si trajner patëm ndonjë debat, nuk ishim dakord për modulet e lojës”.

Berluskoni foli edhe për Antonio Konten, që do të drejtojë Interin: “Do isha i kënaqur po të merrte Milanin, por edhe Xhampaolo do funksionojë shumë mirë, për mendimin tim. Para se të largohesha nga drejtimi i Milanit, e menduam edhe Konten për stolin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online