Bajerni largon 3 lojtarë, e ardhmja e Shabanit ende pezull

Bajerni i Mynihut është një ndër klubet model përsa i përket anës menaxheriale, por kampionët e Gjermanisë nuk janë pa të meta. Akademia e bavarezëve lë shumë për të detyruar. Mjafton të përmendim faktin se lojtari i fundit cilësor që ka dalë nga sistemi zinxhir i Bajernit është Tomas Myler, i cili debutoi 11 vite më parë kur trajner ishte holandezi Luis Van Gal.

Gjithsesi ekipet e tjera gjermane janë gjithmonë të vëmendshëm ndaj lojtarëve që dalin nga akademia bavareze. Ditën e sotme “Bild” ka zbuluar të ardhmen e tri talenteve që do të largohen njëherë e mirë nga Bajerni.

Sulmuesi korean Ujeong Jeong do të veshë sezonin tjetër bluzën e Frajburgut. 19-vjeçari ishte një ndër të preferuarit e Niko Kovaç, por te Bajerni nuk vuajnë hapësirat për të janë shumë të pakta.

Listës së largimeve nuk i ka shpëtuar as qendërmbrojtësi Lars Lukas Mai. Futbollisti gjerman do të transferohet te Nyrnberg. Krahas Mait do të largohet dhe mesfushori 20-vjeçar Adrian Fajn, ky i fundit është huazuar për një vit te Hamburgu. Në ditët në vazhdim pritet të zbulohet e ardhmja mesfushorit shqiptar Meritan Shabani, i cili është një lojtar që i intereson shumë klubeve në Bundesligën e dytë.

Mai (majtas) dhe Fajn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *