Pas fjalëve të fundit të Pol Pogba, zërat rreth tij janë shtuar shumë. Mesfushori francez tha se ka ardhur koha të vazhdojë një aventurë të re pas 3 sezoneve me Mançester Junajtid dhe të gjitha mediat, e çojnë atë te Juventusi.
Sipas mediave angleze, ka ndaluar printimi i fanellave me numrin 6 dhe emrin e Pogba në dyqanin zyrtar të Mançester Junajtid. Mesa duket, mesfushori francez i ka bërë gati valixhet dhe e ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e “Djajve të Kuq”. Përveç Pogbasë, drejt Serie A mund të transferohen dhe Aleksis Sançez dhe Romelu Lukaku. Mançester Junajtid duket në një situatë shumë të vështirë.