Më në fund është zyrtare. Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kampionët e Italisë e kanë bërë publik zyrtarizimin e trajnerit me anë të një lajmërimi në Twitter.
Vetëm një vit zgjati aventura angleze e 60-vjeçarit, i cili riktheu Çelsin në Champions Ligë, i dhuroi trofeun e Ligës së Europës dhe arriti finalen e EFL Cup.
UFFICIALE | Maurizio Sarri è il nuovo allenatore della Juventus ?? https://t.co/UlTdg53to3#WelcomeSarri pic.twitter.com/pCn6boemVu
— JuventusFC (@juventusfc) June 16, 2019
Ish-trajneri i Napolit do të rikthehet në Serie A për të nisur aventurën më të rëndësishme të karrierës. Sarri ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Synimi i madh është fitimi i Champions Ligës, ndërsa Juventusi guxon për t’i besuar një trajneri, i cili preferon lojën e bukur dhe një futboll më ofensiv.
Marina Granovskaia, e cila mban postin e drejtores sportive të Çelsit, ka zbuluar kërkesën e trajnerit për t’u rikthyer në Itali dhe shkaqet që e shtynë të merrte këtë vendim.
“Gjatë bisedimeve që kemi pasur pas finales së Europa League, Mauricio na e bëri të qartë se sa shumë donte të kthehej në vendlindje, duke na shpjeguar se arsyet se donte të kthehej të punonte në Itali ishin shumë të rëndësishme. Ai gjithashtu mendonte se ishte e rëndësishme të ishte pranë familjes. Gjithashtu ai e ka ndjerë se është e nevojshme të jetë pranë prindërve të tij të moshuar në këtë moshë që ata kanë“, përfundon Marina Granovskaia.
Maurizio Sarri is leaving Chelsea Football Club to return to Italy and become manger of Juventus. https://t.co/gIeiIp1ZEo
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 16, 2019