Lirim Kastrati është një ndër talentet më premtues të Kosovës. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku ka folur për sukseset e fundit me përfaqësuesen U21 të Kosovës dhe raportin me Myrto Uzunin, të cilin e ka shok skuadre në Kroaci.
UZUNI – “Është një ndjenjë shumë e mirë kur ke një shqiptar afër, sidomos Uzuni që është një djalë dhe futbollist shumë i mirë. I uroj shumë suksese”.
SUKSESI ME U21 – “Është e vërtetë kemi pasur paraqitje shumë të mira me përfaqësuesen U21, kjo falë punës shumë të mirë të trajnerit Rafet Prekazi. Kemi pësuar një ndërrim brezash, por jemi përshtatur mjaft mirë. Kemi shënuar shtatë gola, pësuar vetëm 1, dhe kryesojmë grupin”.
MOTIVIMI –“Para ndeshjes me Turqinë pamë ekipin përfaqësueses teksa fitoi ndaj Bullgarisë. Ishte një motivim shumë i madh. Është e ndjenjë shumë e mirë kur fitojnë Shqipëria dhe Kosova. I ndjek gjithmonë dhe U21”.
E ARDHMJA – “Këtë javë do të ulem të diskutojmë menaxherin dhe me familjen time. Për momentin nuk kemi asgjë konkrete. Gjithsesi do të tregohemi të kujdesshëm me çdo vendim që do marrim për të ardhmen time”.