Një ndeshje bamirësie vë përballë Granit Xhakën dhe Milot Rashicën. Mesfushori i Arsenalit ka krijuar ekipin e tij dhe do të vihet përballë sulmuesit të Verder Bremen ditën e shtunë. Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur, pasi janë të shumtë ata që do kërkojnë të shohin idhujt e tyre nga afër.
Ndeshja nis prej orës 20:00, kohë e përshtatshme për të pasur një numër të madh sportdashësish. Për këtë ndeshje ka nisur edhe shitja e biletave. Në tribunën lindorë një biletë kushton 2 euro, kurse në tribunën perëndimore 3 euro.
Tribuna e tjera do të jenë falas, ndërkohë që të ardhurat do të shkojnë për familjet e varfra. FFK dhe Komuna e Prishtinës e mbështesin këtë aktivizimet, ndërsa sa i takon biletave, ato po shiten në Rave Travel dhe në kioskën e qytetit të Prishtinës.