Milani e ka nisur merkaton dhe blerja e parë është Rade Kruniç, mesfushori i ardhur nga Empoli. 25-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik, teksa ishte një ndër më të rëndësishmit në ekipin e tij, ku për fat të keq, Empoli ra në Serie B vetëm në javën e fundit.
Tashmë, krejt papritur Kruniç nga një ekip i Serie B, është bërë pjesë e një ndër klubeve më me shumë histori në Itali dhe në Europë. Futbollisti boshnjak me sa duket ka qenë aq i emocionuar për këtë ëndërr sa edhe ka shpërthyer në lot.
After the deal was done, Krunic called his family while he was still on vacation and cried while saying: “I have realized my dream. I still can’t believe it”. ???
[via @FabrizioRomano] pic.twitter.com/KERbZW4A7Z
— TheMilanBible (@TheMilanBible) 13 juin 2019
Pas finalizimit të marrëveshjes, zbulohet se Kruniç ka telefonuar familjen e tij dhe mes lotësh u ka thënë se ende nuk po i besohej. “Realizova një ëndërr timen, nuk po e besoj këtë që po ndodh!”