Formacioni më i mirë i Superiores, përzgjedhur nga Redi Jupi për SportEkspres.com, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave në Brazil. Shkak është Uilliam Kordeiro, anësori që verën e shkuar iu bashkua Kukësit dhe spikati.
Pikërisht ky i fundit ka folur në mediat braziliane në lidhje me këtë përzgjedhje dhe është shprehur mjaft i lumtur, pasi sipas tij, sezoni kurorëzohet në mënyrë perfekte. Gjithashtu, ai tregon se erdhi në Shqipëri dhe firmosi si mbrojtës, por pas disa javësh u kthye në sulmues, ku u përshtat shumë shpejt.“Firmosa kontratë me Kukësin dhe erdha si mbrojtës, por pas disa javësh kalova në sulm dhe u përshtata. Shënova disa gola dhe dhurova asiste që ndihmuan dhe ekipin si në kampionat, po ashtu edhe në Kupë. Të zgjidhesh në formacionin e vitit është një kënaqësi e madhe, pasi edhe sezoni kurorëzohet në mënyrën më të mirë.”