Marku: Kastriotin nuk e “tradhtoj”, kam oferta jashtë Shqipërisë!

“Në Kategorinë e Parë nuk shkoj në asnjë skuadër tjetër veç Kastriotit”, kështu e nisi bisedën sulmuesi pukjan i Kastriotit, Taulant Marku. Në këtë periudhë të merkatos së verës, emri i tij është përfolur për një lëvizje nga skuadra krutane.

Gjithsesi, në prenoncimin e tij për SportEkspres.com ai deklaron se ka oferta edhe nga jashtë Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por nuk mund të shkojë, pasi Kastriotin nuk e braktis dot sepse ka kontratë.

Kontrata me Kastriotin – “Ende ndjehem i keqardhur që nuk mbijetuam në Superiore, po ky ishte fati i Kastriotit. Unë gjatë kësaj periudhe të merkatos kam patur disa oferta nga skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë, por me asnjerën nuk jam dakortësuar. Arsyeja është sepse jam ende nën kontratë me Kastriotin dhe vendos klubi. Por, nëse bëhet fjalë për skuadra në Kategorinë e Parë, unë nuk e “tradhtoj” Kastriotin”.

Ofertat jashtë Shqipërisë – “Më duhet të ulem me drejtuesit e klubit për shkak të kontratës që kam me Kastriotin. Të dyja ofertat që kam marrë (nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova) janë serioze dhe vijnë nga skuadra elite në këto shtete. Javën e ardhshme do ulem me drejtuesit e klubit dhe nëse më japin të drejtën e largimit, për mua do jetë një përvojë e re jashtë futbollit shqiptar”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *