Arrihet marrëveshja, De Rosi gjen klubin e ri

Daniele De Rosin nuk do e shohim më me fanellën e Romës. Italiani u largua pas më shumë se një dekade nga klubi i tij i zemrës. Kështu mesfushorit i duhet të gjejë një skuadër tjetër, ku të kalojë pjesën e mbetur të karrierës.

Duke parë që ai gëzon një formë relativisht të mirë, ofertat nuk i mungojnë. Megjithatë, siç raportojnë mediat amerikane, De Rosi e ka gjetur klubin e ri. Ai do të luajë përtej Atlantikut. Los Anxhelos do të jetë skuadra e re e 35-vjeçarit.


Daniele e ka pranuar ofertën e drejtuesve Amerikanë dhe sezonin e ardhshëm do të veshë ngjyrat e këtij klubi. Italiani atje do të bashkohet me një yll siç është Karlos Vela dhe mund të bëjnë një dyshe simpatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *