Inter duket se e ka nisur mjaft vrullshëm këtë merkato, me zikaltrit që pasi zyrtarizuan në stol Antonio Konten, kanë arritu marrëveshjen për blerjen e parë.
Bëhet fjalë për Nikolo Barelën, i cili do të kalojë tek Interi për plot 50 milionë euro. Lajmin e kanë raportuar mediat italiane, sipas të cilave, Barela do të firmosë ditën e hënë.
Mesfushori i Kombëtares italiane kërkohej edhe nga ekipe të tjera të mëdha, sidomos në Premier League, ku Liverpuli ishte një nga destinacionet e mundshme. Gjithsesi, duket se Barela e ka zgjedhur ekipin e ri tashmë.