Një shqiptar tek Udineze, shumë mistere rreth tij

Udineze i kushton vëmendje lojtarëve të rinj dhe së fundmi raportohet nga mediat në vendin fqinj se nga data 5 korrik në fushë do të zbresë për një javë Gentian Murati. I gjatë 191 centimetra, sikurse raportohet nga mediat italianë, ai luan në qendër të mbrojtjes.

Për të gjetur të dhëna të tjera rreth Muratit është e vështirë. Thuhet se ai ka qenë pjesë e të rinjve të Partizanit, por diçka e tillë nuk rezulton, ashtu sikurse nuk ekzistojnë të dhëna që ai të jetë pjesë e Shqipërisë U18. Informacionet që serviren për të nuk janë të sakta.

Ndër të tjera raportohet se lojtari është dërguar tek Udineze për t’u testuar nga menaxheri Andi Zorba. Mes të tjerash thuhet se edhe Fiorentina është interesuar për Muratin, sikurse edhe Monako në Francë. Futbollisti i datëlindjes 2001 do të ketë një javë kohë të bindë italianët e Udinezes dhe më pas ndoshta do të ketë informacione më të sakta rreth tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online