Fabio Kordela, ish-drejtori i Kamzës, do të nisë një aventurë te re. Pasi i kaloi muajt e fundit në Hungari me skuadrën e Honved Budapest, italiani ka fluturuar drejt Ukrainës, aty ku do të fillojë një eksperiencë të re.
Kordela i është bashkuar Olimpik Donjeck, skuadër që militon në elitën ukrainase. Italiani do të jetë drejtor i përgjithshëm i Olimpik Donjeckut, një rol shumë i rëndësishëm. Kordela qëndroi për pak kohë te skuadra e Kamzës në Superiore, për t’u larguar më pas drejt Hungarisë.
Kordela është një njeri i biznesit, ku përveç kantinës së tij të suksesshme të verës, ka marrëdhënie shumë të mira dhe me shumë njerëz të rëndësishëm në botën e futbollit. Eksperienca pune, Kordela ka dhe me futbollistë shumë të njohur, si Uesli Shajder dhe Ronaldinjo.