“UEFA Nations League”, ose siç njihet ndryshe Liga e Kombeve do të zhvillojë finalet e saj në fillimin e muajit qershor dhe përgatitjet e kombëtareve pjesëmarrëse kanë nisur.
Portugalia është një prej finalisteve dhe ditën e sotme, kombëtarja luzitane ka publikuar listën e të grumbulluarve. Surprizat nuk janë të shumta, teksa ajo që vlen për t’u përmendur është rikthimi i Kristiano Ronaldos, i cili më parë nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Ligën e Kombeve.
Andre Silva nuk është përfshirë në listë. Më poshtë keni të gjithë emrat e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Fernando Santos.
PORTIERË: Beto, Rui Patrisio, Sa
MBROJTËS: Rafael Guerrero, Mario Rui, Nelson Semedo, Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Hoze Fonte
MESFUSHORË: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Uilliam Karvajo, Pici, Ruben Nevesh, Zhoao Mutinjo
SULMUES: Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo, Diogo Jota, Diego Sousa, Zhoao Feliks, Gonçalo Guedesh, Rafa Silva