Një tjetër holandez pas De Jong, Barcelona prezanton blerjen e re!

Barcelona me sa duket nuk ka ndërmend të humbasë kohë dhe pas zyrtarizimit të Frenki De Jong disa kohë më parë, ditën e sotme ka prezantuar blerjen e re.

Përsëri peshkim në Holandë për katalanasit, të cilët i rrëmbejnë një talent Groningenit. Ludovit Reis është zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës, me këta të fundit që derdhën në arkat e klubit holandez diçka më shumë se 3 milionë euro.

Në Holandë pritet shumë prej tij, pasi është vetëm 18 vjeç dhe ka debutuar që para dy vitesh në Eredivisie. Këtë sezon, Reis ka luajtur plot 31 takime në kampionat, duke qenë një ndër pikat më të forta të Groningenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online